Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje, gjë e cila duhet të bëhet edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile.
Ramadani, ka vlerësuar se, me pjesëmarrje simbolike Kosova arrin të dëshmojë para botës konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj.
‘’Kosova ka kapacitete të nevojshme të specializuara për kontribut ushtarak në Forcën Stabilizuese në Gaza dhe për këtë duhet të ketë rolin simbolik të mbështetjes’’, ka deklaruar ai.
Postimi:
Kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje. Kjo edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile.
