Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani i përgjigjet akuzave të Qorollit: Mos e përdor AKI-në për propagandë, shihemi në gjykatë

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 21:32
Ramadani i përgjigjet akuzave të Qorollit: Mos e përdor AKI-në për propagandë, shihemi në gjykatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, dhe ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, janë përplasur përmes rrjeteve sociale, pas akuzave të Qorollit lidhur me periudhën kur Ramadani ishte pjesë e AKI-së.

Qorolli ka ngritur pretendime për shpenzime prej 640 mijë eurosh që, sipas tij, lidhen me Fatmir Shehollin.

“Le të flet tash një ish-çkofinovik i AKI-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, emrin ia thënë Burim, mbiemrin s’ia mbaj mend dot, me duket e quajnë Qymyrxhiu – se si agjencia e mbikëqyrur prej tij në kohën e tij – e ka paguar në shumën prej 640 mijë eurove, shpenzime me letra të Serbisë, Fatmir Shehollin!”, ka shkruar Qorolli.

Ramadani ka reaguar duke i kërkuar Qorollit të mos e përfshijë AKI-në në përplasjet politike.

“Vigan, të lutem ruaje AKI-në dhe sektorin e sigurisë, mos u përfshijë në propagandë armiqësore, duke dashur që të me sulmosh mua si individ në politike”, ka shkruar ai.

Ramadani ka shtuar: “Pyeti shefat tu. Pyeti kolegët tu”.

“Unë jam emëruar më 25 nëntor 2019 dhe kam dhënë dorëheqje më 22 dhjetor 2022. Mos përhap propagandë armiqësore ndaj AKI-së për asnjë periudhë”, ka deklaruar ai.

Ramadani e paralajmëroi Qorrollin për veprime ligjore: “Normalisht, të kërkoj të kërkosh falje dhe ta heqësh postimin. Në të kundërtën, SHIHEMI NË GJYKATË!”, ka shkruar Ramadani.

ramadaniqorollitaki-në

Të ngjashme

Kosova në prag të sfidës me Gjeorgjinë, Ramadani dhe Alaj optimistë për rezultat pozitiv

Kosova në prag të sfidës me Gjeorgjinë, Ramadani dhe Alaj optimistë për rezultat pozitiv

18:51

Më shumë nga Lajme

  • 11:22Trepça mohon se minatori nuk është paguar për një vit: Pagat janë ekzekutuar rregullisht
  • 11:14Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e para pas zgjedhjes së presidentës
  • 11:13Rasti në Pogragjë ku babai vrau djalin, Prokuroria: Motivet të panjohura, i dyshuari ende në arrati
  • 11:00Haradinaj kujton ish-luftëtarin e UÇK-së, Avni Elezajn: Trim e sypatrembur, përgjithmonë në kujtesën tonë!
  • 10:57Krasniqi: BE-ja do të duhej të shqetësohet nga deklarata e Daçiqit, jo nga vendimet e Kuvendit të Kosovës