Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike

GD
Gazeta Demos29 qershor 2026 në 22:39
Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike

Analisti Sadri Ramabaja ka shprehur keqardhje për situatën e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se partia vazhdon të mbetet e përfshirë në përplasje të vazhdueshme politike. Në emisionin “Debat Plus”, Ramabaja tha se LDK, që nga viti 1989, nuk ka arritur të çlirohet nga konfliktet e brendshme, të cilat sipas tij nuk burojnë nga interesat partiake, por nga ndikime të jashtme.

“Ndjej një lloj keqardhjeje që si forcë politike, që nga viti 1989, LDK nuk po arrin dot të çlirohet nga këto përplasje të pakuptimta politike. Jo si rezultat i interesit të brendshëm partiak, por si rezultat i ndërhyrjeve të ashpra nga jashtë”, deklaroi Ramabaja.

Ai theksoi se reformat në partitë politike nuk mund të diktohen nga faktorë të jashtëm, por duhet të ndërtohen nga vetë strukturat e partisë.

“Reformimi i forcave politike nuk mund të bëhet sipas mentorëve të jashtëm. Ne mund të japim pikëpamje dhe mendime që mund t’i shërbejnë lidershipit të LDK-së, por reforma duhet të vijë nga brenda”, tha ai.

Sipas Ramabajës, LDK humbi një mundësi të rëndësishme pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025, kur refuzoi të bëhej pjesë e një koalicioni qeverisës.

“LDK e humbi një shans të jashtëzakonshëm në shkurt të vitit 2025, kur refuzoi të ishte pjesë e koalicionit që do t’i krijonte mundësi të hynte në një reformë graduale dhe t’i hapte portat për brezin e ri”, u shpreh ai.

Ramabaja vlerësoi se megjithëse ka pasur përpjekje për t’i dhënë hapësirë figurave të reja, ato po përballen me rezistencën e elitës së vjetër të partisë.

“Pamë një tentativë për hapjen e portave për brezin e ri, por këto prurje të reja janë në përplasje me elitën e vjetër. Përplasja është e ashpër, jo për interes të LDK-së, por për interesa të mentorëve të jashtëm”, deklaroi ai.

Në fund, analisti theksoi se LDK ka nevojë urgjente për ripërtëritje të strukturave drejtuese, duke sugjeruar tërheqjen e politikanëve që kanë mbi dy dekada në organet udhëheqëse të partisë.

LDK

Të ngjashme

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

15:12
​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

17:08

Më shumë nga Lajme

  • 10:28AUV publikon rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit
  • 10:21Policia arreston një serb në Bërnjak, iu gjet sprej lotsjellës
  • 10:20Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit
  • 10:15Rrahje në Podujevë, përdoren shufra druri e metali
  • 10:10Në gjendje të dehur, shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan