Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: S’ndërhyra kurrë në punët e Kosovës, tentativat e tyre në Shqipëri ishin qesharake

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 11:29
Rama: S’ndërhyra kurrë në punët e Kosovës, tentativat e tyre në Shqipëri ishin qesharake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar prerë se nuk ka mbajtur asnjëherë pozicion ndërhyrës në skenën politike të Kosovës.

Gjatë episodit të radhës në podkastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se respektimi i punëve të brendshme të Kosovës ka qenë parim i tij, ndërsa ka ironizuar përpjekjet e politikanëve kosovarë për të ndikuar në Shqipëri.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu”, tha Rama, duke shtuar se sipas tij, këto tentativa kanë pushuar pasi palët “e morën mësimin”, tha Kurti.

Gjatë bisedës me profesor Arjan Gjonçaj, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se përtej raporteve politike, primare mbetet nevoja për të qenë të drejtë dhe autentikë në qëndrimet kombëtare.

Në këtë podcast, Rama foli edhe për mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Rama tha se kishte biseduar për këtë çështje me njerëz të ndryshëm, por nuk e kishte trajtuar drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se ka pasur frikë që po ua rëndon pozicionin.

“Unë nuk e kam diskutuar këtë gjë nga afër me kryeministrin, me Albinin, por unë besoj që kjo nuk është, në këtë pikë nuk mund të them se e ka bërë këtë gjë ose se nuk e ka bërë këtë gjë për arsye politike. Unë besoj që ai ka pasur frikë ta bëjë këtë gjë për të mos rënduar pozicionin e tyre, sepse pozicioni i tij në raport me BE-në, në raport me SHBA-të nuk është një pozicion komod”, tha Rama.

“Nuk e di sa kanë dhënë, me siguri kanë dhënë më shumë se ne me siguri. Ne kemi ndihmuar më shumë me sensibilizim. Besoj që ai nuk ka dashur të ekspozohet si person që po rrotullon thikën ndaj sistemit ndërkombëtar, ndërkohë që ka qenë haptazi kundër atij tribunali”, tha Rama.

“Unë besoj që kjo mosmbështetja nga ana e Albinit ka qenë një çështje mosekspozimi”, tha Rama.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit
  • 23:37Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja
  • 23:37Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete
  • 22:54Rrahmani paralajmëron Kurtin për Kodin Civil: Hiqi ato dy nene, se prapë kam me të ndalë
  • 22:46A e pagoi intervistën në New York? Përparim Rama: Aq sa e ka paguar Jennifer Lopezin e Mamdani, po normal që jo…