Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama shpalos projektin e transformimit të “Tulltores” – hotel, restorante dhe hapësira teknologjike

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 11:10
Rama shpalos projektin e transformimit të “Tulltores” – hotel, restorante dhe hapësira teknologjike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar votat e asamblistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për miratimin e dhënies në shfrytëzim në zonës së njohur si “Tulltorja” në Prishtinë.

Rama tha të premten në një seancë të KK-së se projekti mbështetet nga Ambasada amerikane.

Sipas tij, komuna do të përfitojë nga një milion euro në vit pas përfundimit të projektit.

“Tulltoren, nga hapësirë e mbuluar me bërllog, e pazhvilluar, e pasigurt dhe pa funksion për qytetin, po e kthejmë në Qendër për Zhvillimin e Artit, Kulturës dhe Teknologjisë, një prej projekteve të prezantuara në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina, Kosovo dhe ekspertizën e KUSA. Në aspektin arkitektonik ka marrë vendin e parë në Evropë për arkitekturë të qëndrueshme dhe mjedisore. D.m.th., po flasim për krejt një tjetër nivel të vizionit. Kështu e shohim ne Prishtinën.
Dhe dua ta një shumë të qartë, per ata qe po dezinformojnë!
KJO TOKË NUK FALET!
Toka mbetet pronë e kryeqytetit. Jepet në shfrytëzim për me u zhvillu dhe, për këtë shfrytëzim, kryeqyteti përfiton 1 milion euro çdo vit.
50 vjet, mbi 50 milionë euro për kryeqytetin.
Dhe pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit, jo vetëm toka, por edhe aseti i ndërtuar në të i mbetet kryeqytetit.
Prandaj, mos e dezinformoni qytetarin duke i thënë se po falet toka. Nuk po falet asnjë metër pronë komunale.
Po e marrim një pronë që sot nuk i sjell kryeqytetit veç probleme, po e vendosim në funksion të zhvillimit dhe po krijojmë një aset që i sjell Kryeqytetit të hyra, vende pune, zhvillim dhe, në fund, i mbetet vetë kryeqytetit.
Projekti parasheh edhe parking nëntokësor, duke krijuar qasje më të lehtë drejt qendrës dhe duke ndihmuar mobilitetin në qytet.
Është absurd që “Arbëria”, “Tophanja” dhe “Kodra e Trimave”, disa prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, të mbesin në këtë gjendje, pa qasje, pa siguri, ndërkohë që qyteti vazhdon të zgjerohet drejt Lipjanit e Graçanicës dhe, bashkë me këtë zgjerim, po i shtyjmë edhe bizneset e kryeqytetit drejt komunave tjera.
Ne duhet me e zhvillu Prishtinën brenda Prishtinës.
Po vendosim a do ta lëmë një pronë publike të pazhvilluar, të pasigurt, vend të problemeve, apo do ta kthejmë në zhvillim, të hyra, vende pune dhe aset për kryeqytetin, tash dhe për gjeneratat e ardhshme.
Po flasim për interesin e kryeqytetit dhe të Kosovës”, shkruan Rama në njoftim.

ramashpalosprojektin

Të ngjashme

Marshi për Liri, Rama njofton: Sot transporti urban si dhe parkingu te Pallati i Rinisë janë falas

Marshi për Liri, Rama njofton: Sot transporti urban si dhe parkingu te Pallati i Rinisë janë falas

08:07
Rama: VV sabotoi pastrimin e Prishtinës, dështoi themelimi i kompanisë ‘Pastrimi’

Rama: VV sabotoi pastrimin e Prishtinës, dështoi themelimi i kompanisë ‘Pastrimi’

15:38
Votohet pro projektit të Tulltores, Rama: Kjo është Prishtina që e meritojnë qytetarët

Votohet pro projektit të Tulltores, Rama: Kjo është Prishtina që e meritojnë qytetarët

14:28
Rama akuzon VV-në për bllokimin e “Ishullit Urban”: Marre, qeveri e “vades së Lupçit”

Rama akuzon VV-në për bllokimin e “Ishullit Urban”: Marre, qeveri e “vades së Lupçit”

18:48

Më shumë nga Lajme

  • 13:34Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë
  • 13:30Ramush Haradinaj për ish-krerët e UÇK-së: Kosova është me ta dhe që sot i shpallë të pafajshëm
  • 13:29Musliu i reagon BE-së pasi tha se vendimi i Speciales duhet të respektohet: Mos luani me gjakun që u derdh për Liri
  • 13:24Mbushet sheshi “Skënderbeu”, qytetarë të shumtë mblidhen para nisjes së “Marshit Për Liri”
  • 13:22Tromp: Dënim apo lirim, këta janë tre skenarë të mundshëm për verdiktin në Hagë