Përparim Rama ka bërë të ditur se më 28 maj, nën patronazhin e Komunës së Prishtinës, do të organizohet ceremonia përkujtimore me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.

Rama ka publikuar edhe një fotografi me Ramiz Lladrovci, teksa ka theksuar se Prishtina do të mbetet gjithmonë qytet që nderon me krenari ata që luftuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.

Sipas tij, ceremonia do të mbahet me dinjitet nën patronazhin e Kryeqytetit, për të përkujtuar dy figura që ai i quajti të pavdekshme të kombit shqiptar