Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 08:25
Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dalë sot në një konferencë, ku ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se shteti nuk duhet të negociojë me persona që përdorin dhunën.

Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu gjithashtu shqetësimin për dhunën ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, janë në shërbim të mbrojtjes së qytetarëve.

“Nuk negociohet me askënd që mban në dorë këtë. Ka rënë shteti nëse negocion me të. Në momentin që ai fiton, logjika e tij bëhet vetë shteti. Shqipëria e ka parë këtë film më shumë se një herë dhe pasojat kanë lënë plagë. Janë shumë pak ata që protestojnë paqësisht. Vajzat dhe djemtë e rinj që protestojnë në këtë mënyrë nuk duan paqe. Ata janë idealizuar nën trysninë e asaj force të errët që është shfaqur në Evropë dhe SHBA, e që presidenti Donald Trump e ka quajtur organizatë terroriste”.

“Kjo nuk do të thotë se vajzat dhe djemtë e rinj, jeta e të cilëve është TikTok, nuk mund të bëjnë më të mirën. Por ata shpesh nuk janë në gjendje të lidhin dot shtatë fjalë bashkë dhe janë tërhequr në këtë situatë. Janë nxënëse dhe nxënës, pa dyshim, por janë edhe pengje të një fryme të re, e cila ka vetëm një mision: të shkatërrojë, të kthejë gjithçka përmbys, të rrafshojë gjithçka me idenë se do të fillojë nga e para”.

“Ata që janë këtu dhe janë pak më të rritur i kanë ende kujtimet e asaj kohe, kur dolëm pas 50 vitesh iluzionesh me idenë se duhej të rrafshonim gjithçka për të nisur nga e para. Do ta quaja fatkeqësi kombëtare që forcat e policisë, burra dhe gra, të gjithë ju që mbani uniformën dhe jeni këtu për të mbrojtur qytetarët, jeni nën sulmin edhe të ekraneve”, ka deklaruar ai

ramadhunënnegociohet

Të ngjashme

Rama paralajmëron familjet e të miturve: Faturën e dëmeve do ta paguani, i lini 13-vjeçarët të bëhen mburojë e të tjerëve

Rama paralajmëron familjet e të miturve: Faturën e dëmeve do ta paguani, i lini 13-vjeçarët të bëhen mburojë e të tjerëve

09:07
“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

08:46
Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

16:23
Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

16:23

Më shumë nga Lajme

  • 09:2624 orët e fundit në Kosovë: 24 persona të arrestuar, mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • 09:21Berisha nuk ka pritje nga presidentja e re: Do të jetë si Vjosa Osmani
  • 09:18Vdes veterani i UÇK-së, Nuredin Krasniqi
  • 09:09Gjenden qindra fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë
  • 09:06Mbi 437 mijë euro për ndërtimin e rrugës unazore në Junik, punimet po vazhdojnë