Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama për marrëveshjen VV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 15:00
Rama për marrëveshjen VV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur skeptik se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’i hapë rrugë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Një ditë pasi LVV dhe LDK u dakorduan që profesori universitar dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidati i përbashkët për president, Rama tha se mbetet skeptik nëse procesi do të përfundojë me zgjedhjen e presidentit.

“Uroj që mos të jetë kjo dhe një lojë e Albin Kurtit. Dyshoj shumë që ka me u zgjedh presidenti, për fat të keq po them. E ka treguar tash e dy vjet që nuk është i interesuar për me kriju qeveri. Pra nuk është dikush që do me qeverisë, është dikush që ka tendenca autokratike, po them dhe nuk e shoh… nuk jam optimist. Uroj që po, uroj që të krijojmë qeveri, uroj që të kemi president, po jam shumë pesimist në bazë të rrjedhave tash e gati dy vjet”, ka deklaruar Rama.

I pyetur nëse pajtohet me kandidatin e propozuar për president, Rama tha se e mbështet zgjedhjen e presidentit, nëse partitë politike kanë arritur marrëveshje dhe ekzistojnë votat e nevojshme.

“Patjetër që po, vendit i duhet presidenti dhe nëse partitë janë pajtuar edhe i kanë votat, patjetër që po. Neve na duhen institucione, na duhet me ec përpara, pra nuk mund të ndalemi”, potencoi Rama.

ramaurojjetë

Të ngjashme

Rama tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Rama tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

18:48
Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh

Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh

19:35
Përparim Rama: Kam menduar se do të bashkëpunoj me njerëz normalë, jo me psikopatë

Përparim Rama: Kam menduar se do të bashkëpunoj me njerëz normalë, jo me psikopatë

18:48
Rama për VV-në: Këta nuk janë as parti politike, janë njëlloj sekti

Rama për VV-në: Këta nuk janë as parti politike, janë njëlloj sekti

18:30

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Policia e Tiranës: Zbulohet depo që furnizonte protestuesit
  • 21:08Raporti i FMN-së: Kosovën e ‘mbyt’ inflacioni, kampion në rajon
  • 21:07Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Bregut të Diellit, rikthimi pritet nesër
  • 21:06Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje
  • 20:46Forcohet bashkëpuni mes bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Turqisë