Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama për CNN turk: Marrëdhënia me Erdoganin është vëllazërore – interesohet shumë për Ballkanin

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 17:52
Rama për CNN turk: Marrëdhënia me Erdoganin është vëllazërore – interesohet shumë për Ballkanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Rama vlerësoi Samitin e NATO-s, duke theksuar se ai konfirmoi vendosmërinë e krahut evropian të aleancës për të përballuar sfidat e sigurisë.

“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve”, u shpreh ai, shkruan A2cnn.

Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit nga Turqia, duke theksuar se mikpritja dhe profesionalizmi i treguar lanë përshtypje pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit.

Duke folur për raportin me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Rama e cilësoi atë si një mik shumë të afërt dhe një partner strategjik për Shqipërinë.

“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë i ngushtë dhe ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një nivel strategjik”, deklaroi Rama.

Sipas tij, Erdogan është shumë i interesuar për zhvillimet në Ballkan dhe luan një rol të rëndësishëm në nismat për paqe dhe stabilitet në rajon.

Rama konfirmoi se Shqipëria pritet të jetë mikpritëse e Samitit të ardhshëm të NATO-s.

Ai shpjegoi se, edhe pse kjo nuk u përfshi në komunikatën përfundimtare. “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë të ditur se samiti do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa mbeten për t’u finalizuar vetëm çështjet e planifikimit”.

Bashkëpunimi me Turqinë në industrinë e mbrojtjes

Kryeministri Rama theksoi se bashkëpunimi ushtarak me Turqinë është shumë i mirë dhe shprehu gatishmërinë që kompani të tjera turke të investojnë në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

“Do të mirëprisnim më shumë kompani turke që të zhvillonin aktivitetet dhe produktet e tyre në Shqipëri”, tha ai.

Duke komentuar nismën për Platformën e Paqes në Ballkan, Rama nënvizoi se Presidenti Erdogan është shumë i angazhuar për rajonin.

Sipas tij, organizimi i samitit të liderëve në kuadër të kësaj platforme varet nga vendimmarrja e Presidentit turk.

I pyetur për atletet e bardha që kanë tërhequr vëmendje në samitet ndërkombëtare, Rama u përgjigj me humor, duke thënë se ato janë shumë më komode se këpucët klasike, edhe pse ndonjëherë nevojiten të dyja. /A2cnn

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA