Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve/ Fjalimi i tij për fundin e regjimeve

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 21:30
Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve/ Fjalimi i tij për fundin e regjimeve

Në ditën e pestë të protestave studentore, pas orësh të tëra përplasjesh në rrugët e Tiranës, përballë kryeministrisë në terren u nxorr një nga strukturat më të specializuara të Policisë së Shtetit.Forcat RENEA, të pajisura me armatim të rëndë dhe të përgatitura për operacione kundër terroristëve, pengmarrësve dhe kriminelëve të armatosur zbritën nga mjetet dhe u pozicionuan pranë kryeministrisë, përballë turmave të studentëve dhe gjimnazistëve që kërkonin largimin e Edi Ramës.

RENEA është shkurtimi i emërtimit Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur. Njësia speciale e Policisë së Shtetit është trajnuar për ndërhyrje në situata me rrezikshmëri të jashtëzakonshme, përfshirë operacionet antiterroriste, pengmarrjet, arrestimin e personave të armatosur dhe neutralizimin e grupeve kriminale.Pamjet më poshtë tregojnë efektivët e RENEA-s që qëndrojnë me armatime në duar, disa prej tyre me snajperat gati, ndërsa turma e protestuesve gjendej pak hapa më tej.

Për pesë ditë me radhë, protestat ishin shoqëruar me përplasje të dhunshme, breshëri gurësh, dëmtime ndërtesash dhe sulme ndaj policisë. Por deri më tani një gjë është e sigurt, që studentët nuk kanë përdorur armë zjarri. Ky është një fakt që duhet theksuar, pasi e bën të pazakontë përfshirjen e RENEA-s, një repart i krijuar për neutralizimin e kërcënimeve të armatosura dhe jo për shpërndarjen e turmave.Gazetarët që raportonin për protestën thanë se kanë parë tri autoblinda të RENEA-s u pozicionuan në krah të godinës së kryeministrisë, ndërsa përballë tyre qëndronin protestuesit.

Mobilizimi erdhi pas një jave të vështirë për policinë, efektivët e së cilës ishin përballur me sulme të vazhdueshme dhe për orë të tëra, efektivët e policisë kanë qëndruar përballë breshërisë së gurëve që hidhnin protestuesit.Angazhimi i një njësie të tillë, veçanërisht me armë precizioni, kërkon një justifikim konkret sigurie. Sipas ligjit, as dhuna ndaj policisë dhe as dëmtimi i pronës nuk përbëjnë, në vetvete, autorizim për përdorimin e armëve të zjarrit kundër një grupimi ku janë studentë dhe gjimnazistë.

Ende nuk është bërë i ditur zinxhiri i vendimmarrjes që çoi në angazhimin e repartit special. Nuk dihet nëse urdhri u dha nga drejtuesit operacionalë të policisë apo nëse vendimi u mor në një nivel më të lartë politik. Megjithatë, përgjegjësia politike për mënyrën se si qeveria po menaxhon protestat mbetet te Edi Rama. Në vetvete, ky vendim i dirigjuar nga Edi Rama dëshmon edhe për pozicionin e vështirë ku e ka vendosur protesta e studentëve pushtetin politik.Për ta kuptuar çfarë ndodh sot me Ramën, mjafton t’i rikthehemi një fjalimi të atij vetë të mbajtur rreth gjashtë vjet më parë, në 2020 gjatë një aktiviteti me forcat RENEA.

Në atë fjalim, kryeministri bëri një përshkrim të historisë së repartit, duke e lidhur origjinën e tij me aparatin represiv të diktaturës komuniste.Sipas tij RENEA u themelua me një akt të posaçëm në 12 shtator të vitit 1991, siç u shpreh Rama “në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur”. Detyra e parë e repartit ishte “të përndiqte grupimet e supozuara antiregjim” dhe “të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume” shprehej Rama me qesëndi.

Ai e lidhi historinë e repartit edhe me një tjetër moment dramatik për Shqipërinë, marsin e vitit 1997, kur shteti u përfshi nga kolapsi dhe pushteti i Sali Berishës po shkonte drejt fundit.Sipas Ramës, në atë periudhë, reparti ishte përgatitur “të sulmonte popullsinë civile në jug të vendit së bashku me brigadën e raketave, brigadën e tankeve dhe brigadën e artilerisë”.

“Krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse”, shprehej Rama në atë fjalim, pa e menduar se dita kur do të sillej njësoj si satrapët e tjerë do të vinte disa vite më parë.Gjashtë vjet më vonë ky fjalim tingëllon shumë domethënës. Ai tregon se angazhimi i RENEA-s kundër qytetarëve nuk ishte shprehje e fuqisë së një regjimi, por simptomë e frikës së tij. Ashtu siç po ndodh sot. Reparti që u trajnua për të përballuar terroristë dhe kriminelë të armatosur gjendet edhe një herë përballë studentëve dhe gjimnazistëve, mes të cilëve ka edhe të mitur.

Dhe ky vendim, vjen nga një qeveri që sipas vetë interpretimit të Ramës, tashmë e ka marrë tatëpjetën dhe po shfaq të njëjtat simptoma frike si ato të kaluarës./Lapsi.al

kundërstudentëverama

Të ngjashme

Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

08:21
Berisha i del në krah protestës së studentëve: Të bashkohemi me ta, Edi Rama është grabitësi më i madh i pronave

Berisha i del në krah protestës së studentëve: Të bashkohemi me ta, Edi Rama është grabitësi më i madh i pronave

16:22
Rama del në terren, i premton mbështetje bizneseve të dëmtuara nga protesta: Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës

Rama del në terren, i premton mbështetje bizneseve të dëmtuara nga protesta: Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës

09:05
“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

14:02

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Policia mësyn te rruga “Mysym Shyri”, shoqërojnë protestuesit
  • 22:05Gjendja e bulevardit pas betejës disa orëshe
  • 21:37Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati
  • 21:36​Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, për stërvitjen e përbashkët ushtarake
  • 21:34OKB në Shqipëri apelon për dialog dhe uljen e tensioneve