Kryeministri Edi Rama raportohet se ka kërkuar nga ministrat që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria po përballet me protestat në Tiranë.
Sipas burimeve të Top Channel, Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva, duke u kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.
Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.




