Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 21:11
Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka caktuar një takim më 19 dhjetor, në të cilin do të diskutohet për hapat e mëtejshëm lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë.

Duke folur në “Debat Plus” në RTV Dukagjini për paralajmërimin e tij rreth rrezikut të dështimit të organizimit të lojërave, Rama tha se më 15 tetor kanë pranuar një email nga ICMG-ja. Sipas tij, emaili, të cilin e kanë bërë publik, nxjerr në pah probleme në komunikim dhe në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë së Kosovës ndaj komitetit.

“Tash e kemi edhe një datë të re, 19 dhjetori ku ICMG thërret edhe një takim ku vendoset se çka bëhet më tutje”, ka thënë Rama.

Ai tha se i janë përgjigjur menjëherë emailit, duke e cilësuar çështjen si serioze dhe me rëndësi ndërkombëtare.

“Është çështje serioze, nuk është hajgare, nuk është çështje që është në duart e nivelit qendror apo nivelit lokal, por është çështje ndërkombëtare, çështje e Lojërave Mesdhetare, ku Kosova, Prishtina për herë të parë, ndoshta të vetmen, ka mundësi me prezantu vetën globalisht si një nikoqir i mirëfilltë i lojërave mediterane”, ka thënë ai.

Rama akuzuar Qeverinë për neglizhencë, duke pretenduar se disa emaile të dërguara nga ICMG-ja kanë mbetur pa përgjigje.

“Kjo po neglizhohet, po shihet qartë prej emailit të ICMG-së, kundër faktit që i kanë dërgu disa emaila nuk ka pas asnjë përgjigje nga qeveria dhe si rezultat tash kjo data tjetër të cilën e ka caktu vet ICMG-ja për me diskutu rreth lojërave mediterane në Kosovë si rezultat i kësaj neglizhence”, ka thënë ai.

ramakanëmesdhetare

Të ngjashme

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

21:34
Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

08:04
Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

17:55
Ministri Gashani nuk pranon të përballet me Përparim Ramën për Lojërat Mesdhetare

Ministri Gashani nuk pranon të përballet me Përparim Ramën për Lojërat Mesdhetare

21:20

Më shumë nga Lajme

  • 22:17ShBA në KS të OKB-së: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë, dëshiron paqe, stabilitet e prosperitet
  • 22:13Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel
  • 22:0218-vjeçari në Ferizaj kapet me pistoletë dhe marihuanë
  • 21:53Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë
  • 21:49Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime