Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 08:21
Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes pas ditës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, duke e lidhur situatën e krijuar në Tiranë me akte dhune dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke e krahasuar rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura me dëmtimin e pronës gjatë protestave.

Kreu i qeverisë deklaroi se, sipas tij, protestat nuk kanë lidhje me shqetësimet dhe aspiratat e studentëve, por janë nxitur nga forca politike që synojnë të pengojnë përparimin e vendit. Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e të miturve në protesta dhe dëmtimin e trotuareve.

“Kjo është gremadha e jetës, e punës, e ëndrrave e një familjeje të zakonshme, prindërit e zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të shtruar tryezën me ndershmëri. Dua t’u them të gjithëve atyre që sot janë me lot në sy përballë gremadhave të ngjashme se, sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t’ju them se përballuam një tërmet të llahtarshëm me pasoja dhe ia dolëm së bashku. Ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda janë në shtëpi më të forta.

Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gremadhë? Kjo s’ka lidhje me studentët, flama nuk është studentore. Kjo s’ka të bëjë fare me hallet dhe me problemet apo me aspiratën për një vend më të mirë.

Është po ajo dorë, ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare, që ka djegur njëherë Shqipërinë dhe është gati ta djegë e ta shkatërrojë përsëri, për të mos e lënë të përparojë, në një luftë të verbër. Flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje.

Këta nuk janë studentët. As ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen studentore nuk kanë të bëjnë me ju dhe zgjidhjet që ju keni nevojë. Si mund të nxiten të miturit në rrugë dhe të shkulin trotuare?”-tha Rama

https://www.facebook.com/share/v/1HZ4tzqBbF/

doraramastudentëve

Të ngjashme

Rama sot mban konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030

Rama sot mban konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030

08:13
A e pagoi intervistën në New York? Përparim Rama: Aq sa e ka paguar Jennifer Lopezin e Mamdani, po normal që jo…

A e pagoi intervistën në New York? Përparim Rama: Aq sa e ka paguar Jennifer Lopezin e Mamdani, po normal që jo…

22:46
Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

22:36
A është marrë në pyetje, a ka hetime ndaj tij flet Përparim Rama

A është marrë në pyetje, a ka hetime ndaj tij flet Përparim Rama

21:42

Më shumë nga Lajme

  • 09:01Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati
  • 09:00Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?
  • 08:52Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës
  • 08:51Lipjan: Sulmoi nënën e tij, përfundon në pranga i dyshuari
  • 08:48Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia