Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me të drejta të plota

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 20:07
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me të drejta të plota

Ka mbërritur në Bruksel delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për konferencën e 8 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Në një deklaratë për mediat kreu i qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë.

“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet. Është shumë e rëndësishme dhe e qartë që ka nevojë të diskutohet dhe nuk është një bashkim i gënjeshtërt, por i vërtetë dhe për të qenë anëtar me të drejta të plota”, tha kryeministri shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria si një nga vendet më pro-europiane, është e gatshme për të vijuar më tej, pasi siç theksoi ai nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë.

“Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me një union real politik dhe me një rrugëtim të anëtarësimit me të drejta të plota dhe bashkë me reformat e nevojshme. Shqipëria ka qenë 100 % në përputhje me politikën e jashtme të BE. Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të vijuar më tej pa pasur asnjë imagjinatë të kënaqësisë momentale dhe duhet të theksojmë që sipas barometrit, Shqipëria është një ndër vendet më pro-europiane”, tha kryeministri.

Konferenca e 8 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE shërben për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur kushtet përmbyllëse për Grupin 1,Themeloret, e cila përfshin kapitujt për gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Ky grupkapitull përfshin gjithashtu prokurimin publik, statistikat dhe kontrollin financiar

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 22:48Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
  • 22:48Pas dy ditëve “përvëluese”, e diela vjen me zbutje të nxehtësisë
  • 22:37Zjarret përhapen në të gjithë Serbinë, Beogradi kërkon ndihmë nga BE
  • 22:22Thaçi i dhuroi libër kur ishte i ri, Xhoni emocionon: Më ka marrë malli për Ty, Çlirimtar
  • 22:21Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim