Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 14:19
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar , për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e programit të iniciuar nga qeveria “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te akuzat për praninë e parave të pista në ekonominë shqiptare, duke deklaruar se forcimi i institucioneve dhe roli i SPAK-ut tregojnë, sipas tij, rritjen e kontrollit të sistemit ndaj korrupsionit dhe trafiqeve.

“Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, por kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me Bashkimin Europian? Vetëm ideja që kjo mund të ishte e vërtetë do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë objektiv i institucioneve të huaja. Risia është se sistemi ka prodhuar mekanizma të rinj dhe SPAK është pjesë e sistemit. Sistemi po lufton, sepse deri dje nuk luftonte. Nuk kishte balancat e brendshme për të garantuar imunitetin e vet, ndërsa sot lufton”, u shpreh Rama, shkruan Euronewsal.

Sipas tij, zbulimi i rrjeteve që kanë sjellë para të pista është tregues i forcimit të institucioneve dhe jo dëshmi se Shqipëria është një “narkoshtet”.

“Fakti që kapet një rrjet që ka sjellë para të pista është historik për të treguar rritjen e nivelit të imunitetit të sistemit, por nuk tregon se kjo është vetëm një detaj i vogël në majën e një narkoshteti. Kjo tregon që po goditen trafiqet, rrjetet dhe korrupsioni”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar komentoi gjithashtu edhe lidhjet që disa ekonomistë bëjnë mes forcimit të lekut dhe parave nga aktivitetet kriminale, duke i cilësuar si të pabazuara.

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë