Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por…

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 17:51
Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ka shumë miqësore, në aspektin personal.

Në një intervistë për DW Shqip, ai tha se në aspektin institucional, kanë dallime të pashmangshme në këndvështrime.

“… unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama.

Ai foli edhe për akuzat që vijnë nga njerëz në Kosovë për raportet e tij të afërta me Serbinë.

“I mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet dramatike e tragjike të popullit të Kosovës, kështu që nuk i marr me të keq. Për më tepër pastaj që unë jam mësuar me këtë dhe nuk kam asnjë shqetësim me asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit që më besojnë, nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të pëlqejnë atë që e bëj unë”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Prishtina zyrtare duhet t’i kryejë të gjitha obligimet e dala nga dialogu mes dy vendeve, dhe pastaj topi t’i lihet në derë palës tjetër.

“Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë, se s’jam pishman për ato që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi kombëtar dhe ai i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, të gjitha vendeve të Evropës dhe atyre vendeve që s’e njohin akoma, që jam kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni merreni firmën e Serbisë. Por, duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”
  • 22:37Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta