Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama mbërrin në Ankara, takohet me shefin e NATO-s

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 10:29
Rama mbërrin në Ankara, takohet me shefin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Ankara të Turqisë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Kreu i ekzekutivit shqiptar pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me liderë të shteteve të ndryshme në kuadër të këtij samiti, ku temat kyçe do të jenë mbi çështjet e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca veri-atlantike.

Menjëherë pas mbërritjes, Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të punimeve të samitit, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, kryeministri shqiptar pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pjesëmarrja e Ramës në samit vjen në vijim të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve dhe kontributin në sigurinë euroatlantike.

Samiti i NATO-s në Ankara pritet të përqendrohet te zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, rritja e bashkëpunimit ushtarak dhe koordinimi i vendeve aleate përballë sfidave të reja ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 18:14Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
  • 18:04Hoti e cilëson të ‘‘çuditshme’’ heqjen dorë të LDK nga presidenca: Uroj që Kurti e Abdixhiku të arrijnë marrëveshje
  • 18:01Hoti: Besoj se Kurti do t’i kërkojë Abdixhikut që ta propozojnë një emër për President
  • 17:54Afro 2 orë nga fillimi i takimit, a do të kemi marrëveshje
  • 17:43Theret një person në Krushë të Rahovecit, i dyshuari arrestohet