Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Kryeministri ka detyrim të tregoj se si ka mundësi që SHBA ka PEZULLUAR partneritetin strategjik me Kosovën

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 11:01
Rama: Kryeministri ka detyrim të tregoj se si ka mundësi që SHBA ka PEZULLUAR partneritetin strategjik me Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka theksuar mesazhin që SHBA ndau për Serbinë dhe Kosovën njëkohësisht, duke fajësuar kryeministrin për prishjen e raporteve mes shtetit tonë dhe SHBA-ve, shkruan GazetaDemos.

Rama shkroi se SHBA theksoi që me Serbinë ka nisur dialog strategjik e nivel të lartë bashkëpunimi, ndërsa në anën tjetër, me Kosovën dialogu strategjik ka mbetur i pezulluar.

“Me Serbinë nisi Dialogu Strategjik, niveli më i lartë i bashkëpunimit dypalësh. Në tavolinë janë marrëveshje për energjinë dhe sigurinë energjetike, investime në infrastrukturë, zhvillimin e rrjetit 5G, bashkëpunimin në mbrojtje dhe industrinë ushtarake, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe projekte të përbashkëta afatgjata. Ndërkohë, mesazhi për Kosovën ishte krejt i kundërt! Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Dialogu Strategjik me Kosovën mbetet i PEZULLUAR!!!!”, shkroi Rama.

“Prandaj, Kryeministri i Kosovës ka detyrim t’u japë qytetarëve një përgjigje të qartë. Si ka mundësi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku partneriteti strategjik është i pezulluar, besimi është vënë në pikëpyetje dhe Uashingtoni flet publikisht për kushtet që Kosova duhet t’i përmbushë?”, theksoi ai.

Postimi i plotë:

SERBIA NIS DIALOGUN PËR PARTERITET ME SHBA-në. KOSOVA NË IZOLIM STRATEGJIK.

Brenda pak ditësh, Shtetet e Bashkuara artikuluan qartë prioritetet e tyre në raport me Serbinë dhe Kosovën.

Me Serbinë nisi Dialogu Strategjik, niveli më i lartë i bashkëpunimit dypalësh. Në tavolinë janë marrëveshje për energjinë dhe sigurinë energjetike, investime në infrastrukturë, zhvillimin e rrjetit 5G, bashkëpunimin në mbrojtje dhe industrinë ushtarake, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe projekte të përbashkëta afatgjata.

Ndërkohë, mesazhi për Kosovën ishte krejt i kundërt! Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Dialogu Strategjik me Kosovën mbetet i PEZULLUAR!!!!

Ish-ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier paralajmëroi se reputacioni i Kosovës në Uashington ka pësuar një goditje serioze dhe se qeveria e ardhshme duhet t’i adresojë prioritetet amerikane, përfshirë projektet e diversifikimit energjetik.

Këto janë qëndrime zyrtare të aleatit më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës dhe, si të tilla, janë shumë shqetësuese për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Prandaj, Kryeministri i Kosovës ka detyrim t’u japë qytetarëve një përgjigje të qartë.

Si ka mundësi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku partneriteti strategjik është i pezulluar, besimi është vënë në pikëpyetje dhe Uashingtoni flet publikisht për kushtet që Kosova duhet t’i përmbushë?

Si ka mundësi që marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara, aleatin tonë më të madh strategjik, ka arritur në pikën më të ulët që kanë njohur ndonjëherë raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së?

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
  • 15:00Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare
  • 14:55Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë
  • 14:53Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq
  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit Shaban Golaj, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit