Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama kritikon Qeverinë: Po përvetëson projektet e Prishtinës

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 11:46
Rama kritikon Qeverinë: Po përvetëson projektet e Prishtinës

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pasi të premten ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka prere shirtin e një rruge në kryeqytet, duke thënë se është projekt i financuar nga Qeveria.

Rama ka treguar se 1 milion e 650 mijë euro për projektin janë ndarë nga Komuna e Prishtinës, derisa Ministria nga 1.5 milion euro sa ka pasur të planifikuara për tri vite ka realizuar vetëm 600 mijë euro për vitet 2024-25 dhe në vitin 2026 s’ka dhënë asnjë euro.

“Pas gjashtë vitesh pushtet, kur bilanci i “veprave kapitale” vazhdon të identifikohet me “vadën e Lupçit”, nuk është çudi që kanë zbrit në Prishtinë për të prerë shiritat e projekteve komunale”, ka shkruar Rama.

Reagimi i plotë:

BILANCI I QEVERISË KURTI PAS 6 VJETËVE: “VADJA E LUPÇIT” DHE SHIRITAT E PROJEKTEVE TË PRISHTINËS!

Ministri e paska pre shiritin e një rruge LOKALE që është projekt, menaxhim dhe marrëdhënie kontraktuale mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit ekonomik.

Në mungesë të projekteve të veta, Qeveria ka zgjedhur të bëjë spektakël politik qesharak me një projekt që i takon Kryeqytetit, ndërsa Ministria është veç bashkëfinancuese dhe atë me një pjesëmarrje më të vogël se vetë Komuna.

Financimi është si vijon:

* Komuna e Prishtinës: 1,650,000.00 €

* Ministria: 1,500,000.00 € (të planifikuara për vitet 2024, 2025 dhe 2026)

PRA, KRYEQYTETI ËSHTË INVESTITORI DHE PËRGJEGJËSI KRYESOR I KËTIJ PROJEKTI.

Madje, deri më tani Ministria ka realizuar vetëm rreth 600,000.00 € pagesa për vitet 2024-25, ndërsa për vitin 2026 nuk ka paguar ende ASNJË euro.

Bashkëngjitur i keni faktet: kontrata është e Komunës, investitori kryesor është Komuna dhe përgjegjësia për realizimin e projektit i takon Komunës së Prishtinës.

Pas gjashtë vitesh pushtet, kur bilanci i “veprave kapitale” vazhdon të identifikohet me “vadën e Lupçit”, nuk është çudi që kanë zbrit në Prishtinë për të prerë shiritat e projekteve komunale.

Të dashur ministra, nëse keni kaq shumë kureshtje dhe qejf me pa qysh është me pre shirita, veç kallxoni! Ju thërrasim

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike