Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe nuk do të shitet ndonjëherë

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 22:03
Rama: Ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe nuk do të shitet ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë spekulimet e mediave italiane mbi shitjen e ishullit të Sazanit, duke theksuar se ai është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar. Në një intervistë të dhënë në emisionin “Opinion” në TV Klan, Rama njoftoi se qeveria shqiptare po punon për një partneritet me një grup investitorësh për zhvillimin e Sazanit, por ai shtoi se marrëveshja nuk është finalizuar ende.

“Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar. As nuk është shitur dhe as nuk do të shitet asnjëherë. Ne do të jemi partnerë me kompaninë që do të investojë aty”, deklaroi Rama. Ai shtoi se negociatat janë ende në zhvillim dhe nuk është përmbyllur marrëveshja përfundimtare për zhvillimin e ishullit.

Kryeministri shpjegoi gjithashtu se projekti për Sazanin është ende në fazën e projektimit, ndërsa theksoi se Zvërneci është një “histori private” që nuk ka lidhje me këtë proces.

“Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët”, tha Rama

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin
  • 22:18Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi
  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare