Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama i reagon Çekut: Pishina gjysmë-olimpike në Podujevë nuk shërben për Lojërat Mesdhetare

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 20:55
Rama i reagon Çekut: Pishina gjysmë-olimpike në Podujevë nuk shërben për Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se ndërtimi i pishinës gjysmë-olimpike në qytetin e Podujevës nuk plotëson kriteret për gara ndërkombëtare dhe se nuk është pjesë e planit zyrtar të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Kjo deklaratë vjen si reagim ndaj ministrit në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili sot inspektoi punimet në projektin që kap vlerën prej 4 milionë eurosh.

Sipas kryetari Rama, objekti as nuk është paraparë në librin e kandidaturës dhe as në planin e Komitetit Organizativ.

“Për Lojërat Mesdhetare nuk ka as kërkesë, as nevojë për pishina gjysmë-olimpike. Prishtina ka nevojë për 2–3 pishina olimpike 50-metërshe me pishina ndihmëse në Parkun Olimpik në Bernicë, projekt që kjo Qeveri po e injoron”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se asnjë prej sporteve obligative – noti, waterpolo apo fin swimming – nuk mund të zhvillohet në këtë objekt sepse pishina nuk i plotëson kriteret teknike.

Rama theksoi se nuk është kundër investimeve në Podujevë, por sipas tij, objekti që po ndërtohet nuk lidhet me Lojërat Mesdhetare dhe po shpenzohen para publike mbi një plan “të gabuar dhe të pakonsultuar”. Ai e ftoi publikisht ministrin Çeku të ulet me ekipin organizativ për një qasje profesionale ndaj projekteve.

Ministri në detyrë Çeku njoftoi sot (e premte) se Qeveria është duke realizuar me vendosmëri planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Ai theksoi se pishina në Podujevë do të ofrojë infrastrukturë moderne për sportin e notit, të përshtatshme për stërvitje të përditshme dhe për gara profesionale.

Më shumë nga Lajme

  • 08:43‘‘Qëndresa vazhdon, zëri ynë nuk shuhet’’, Endrit Thaçi falënderon protestuesit
  • 08:39Përleshja në Veternik, arrestohen 8 persona
  • 08:34Në Shkup sot mbahet marshi “Jo në emrin tim!”
  • 08:1516 vjet më parë Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit
  • 07:59Mot i freskët në mëngjes, me diell gjatë ditës