Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama i reagon ashpër VV-së: Po i ngatërroni raportet ndërshtetërore me çorbën e balotazheve komunale, e doni Thaçin përjetësisht në Hagë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 10:17
Rama i reagon ashpër VV-së: Po i ngatërroni raportet ndërshtetërore me çorbën e balotazheve komunale, e doni Thaçin përjetësisht në Hagë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit rreth protestës së nesërme në Tiranë, me të cilën do të kërkohet drejtësi për krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Vetëvendosje në një komunikatë të lëshuar dje, ka sulmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama duke thënë se para se të protestojnë, “këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën.”

Sipas VV-së, Rama, cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

Kryeministri shqiptar në reagim ka thënë se nuk është në garë me VV-në për balotazhin, derisa ka kujtuar se ka folur për atë që po ndodhë në Hagë sa herë që ka pasur rastin.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj” ka thënë Rama në reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 19:16Plagoset një person në Miradi të Fushë-Kosovës, i dyshuari në arrati
  • 19:11Prangoset 48-vjeçari në Ferizaj, kanosi një avokat
  • 19:09Horror në Vlorë: 43-vjeçari godet me sëpatë të moshuarën, ia vjedh paratë dhe e përdhunon
  • 19:08Takim Ahmeti-Hamza në Prishtinë, në fokus zhvillimet politike dhe procesi në Hagë
  • 19:06“Asnjë deputet i PDK-së nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin për Specialen”