Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim të rëndësishëm që u garanton familjeve të dëshmorëve të Republikës së Kosovës të drejtën e shfrytëzimit të banesave komunale për një periudhë 99-vjeçare.
Ky vendim paraqet një vazhdimësi të një politike të nisur vite më parë, kur këto banesa u ishin ndarë këtyre familjeve për periudha më të shkurtra kohore. Kryetari Rama theksoi se tash është koha që këto familje të kenë jo vetëm strehim, por edhe siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.