Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Radomir Laban kishte kërkuar përjashtimin nga vendimmarrja, kërkesa iu refuzua nga Kushtetuesja

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 15:36
Radomir Laban kishte kërkuar përjashtimin nga vendimmarrja, kërkesa iu refuzua nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në publikimin e aktgjykimit të plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, ka njoftuar se gjyqtari Radomir Laban kishte kërkuar përjashtimin e tij nga vendimarrja, por që i është refuzuar.

Kjo kërkesë e tij kishte ardhur dy ditë pas konferencës së Presidentes Vjosa Osmani, të martën e 5 gushtit, ku dhe kishte tërhequr kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses.

“Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja nga rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Në konferencën e 5 gushtit, Osmani deklaroi se kishte tërhequr kërkesën drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

Ajo pati thënë se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Laban.

Osmani kishte thënë se caktimi i Llabanit si raportues në shqyrtimin e kërkesës së saj, “është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm”.

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane
  • 15:34Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti
  • 15:19Haziri: Gazmend Hoxha u bë sakrificë politike për një dështim të Qeverisë,
  • 15:10Punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë, kërkojnë rritje dhe pagën e 13-të
  • 15:07Shtrenjtimi i naftës, Kusari-Lila: Çmimi tavan për naftën mund të rikthehet