Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Radoiçiq kërcënon qytetarët, ende i lirë në Serbi

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 23:27
Radoiçiq kërcënon qytetarët, ende i lirë në Serbi

Ndonëse gjendet në listën e kërkimit të Interpolit dhe është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq mbetet pa aktakuzë të ngritur, me një masë të zgjatur nga Gjykata e Lartë në Beograd, që e ndalon largimin e tij nga Serbia. Ai vazhdon të jetë i lirë, madje vetë qytetarët serbë kanë filluar të ankohen se po paraqitet si udhëheqës i një grupi që kërcënon e frikëson të gjithë ata që nuk e përkrahin pushtetin.

Ekspertë të sigurisë në Serbi vlerësojnë se kërcënimet që qytetarët i marrin nga ish-kryetari i Listës Serbe tregojnë mungesë të vullnetit institucional për t’u përballur me strukturat kriminale.

Dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Milan Radoiçiq është ende i lirë, ndërkohë që qytetarë të shumtë nëpër Serbi dëshmojnë se ai udhëheq grupe që frikësojnë kundërshtarët e regjimit.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, për të cilin ekziston urdhër-arrest, nuk nguron të marrë pjesë në forma të hapura duke kërcënuar e frikësuar qytetarët që nuk përkrahin politikën aktuale.

Këtë e ka pohuar edhe kryetari i Partisë Demokratike opozitare, Srgjan Millivojeviq, duke nënvizuar se e gjithë kjo ndodh me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Një iniciativë qytetare nga komuna e vogël Kosjeriqi njoftoi se Radoiçiqi është parë duke kërcënuar qytetarë.

Ekspertë të fushës së sigurisë vënë në pah se kjo tregon mungesë të vullnetit institucional për t’u përballur me strukturat kriminale.

“Pasojat më të rënda të dështimeve të shtetit po i ndiejnë qytetarët e Serbisë, siguria e të cilëve rrezikohet drejtpërdrejt nga ekzistenca e këtij grupi brenda territorit të vendit. Mënyra se si po zhvillohet procedura ndaj grupit të Radoiçiq në Beograd nuk tregon vetëm paaftësinë e institucioneve të drejtësisë, por edhe lë përshtypjen se shteti po i justifikon apo madje po i përvetëson veprimet e këtij grupi”, tha Lluka Jovanoviq, avokat nga Forumi për Siguri dhe Demokraci.

Prokuroria e Lartë në Beograd ende nuk ka ngritur aktakuzë, megjithëse ai vetë ka pranuar publikisht përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.

“Bashkësia ndërkombëtare ka kujtesë të gjatë. Rasti Radoiçiq mbetet borxh që Serbia nuk do ta mund ta shmangë. Heshtja institucionale sot është grumbullim borxhesh që shteti do të duhet t’i paguajë një ditë”, tha avokati Jovanoviq.

Ndërkohë, organizatat civile dhe ekspertët paralajmërojnë se rritja e ndikimit të grupeve të afërta me pushtetin, si ai që udhëhiqet nga Radoiçiqi, mund të sinjalizojë mobilizim të strukturave të regjimit dhe përgatitje për një fazë të re të përballjes me shoqërinë e pakënaqur. /rtk

Serbia

Më shumë nga Lajme

  • 14:42Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
  • 14:41Vdekjet e punëtorëve në KEK, Ramadani: Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit
  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale
  • 13:41Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet
  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s