Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 20:49
Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi dhe nervozizëm ndaj Qeverisë, pasi subvencionimi i energjisë elektrike, i premtuar për gjashtë muaj, sipas tyre është ndërprerë pas vetëm tre muajsh.

Qeveria kishte deklaruar publikisht se do të subvencionojë faturat e rrymës për konsumatorët e cenueshëm përgjatë gjithë sezonit dimëror, për një periudhë gjashtëmujore. Madje, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, më 13 tetor 2025 ishte hapur aplikimi për programin e subvencionimit të energjisë elektrike për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit zyrtar të asaj kohe, për familjet që kualifikohen, subvencioni do të paguhej drejtpërdrejt në faturë për periudhën tetor 2025 – mars 2026, duke përfshirë gjashtë muajt e dimrit. Megjithatë, shumë qytetarë raportojnë se këtë muaj subvencionimi nuk është reflektuar në faturat e tyre, ndonëse presin që skema të vazhdojë sipas zotimeve të dhëna.

“Na është thënë se do të subvencionohemi për gjashtë muaj. Tani kanë kaluar vetëm tre dhe këtë muaj nuk kemi asnjë lehtësim në faturë,” shprehen disa nga përfituesit, duke e konsideruar situatën si mungesë serioziteti dhe transparence nga ana e institucioneve.

QeveriaRryma

Më shumë nga Lajme

  • 19:45Arrestohet Vlora Hyseni
  • 19:36Ish-zyrtari amerikan: UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime, kjo gjykatë nuk duhej ngritur
  • 19:19Eliza Hoxha nuk i mban lotët në mes të emisionit, ndërsa flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 19:12​Tahiri u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së sotme
  • 19:10Ahmeti për vendimin e Speciales: Kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës