Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj i ka reaguar ashpër Shkëlzen Gashit i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë, e cila u cilësu si skandaloze në përmbajtje, e me gabime të mëdha në të dhënat për masakrat serbe në Kosovës.
Mehmetaj iu kundërpërgjigj arsyetimit të Gashit i cili tha se nuk mban përgjegjësi për të dhënat e publikuara pasi ato janë të dhënat e vetme zyrtare, nga hulumtimi i Natasha Kandiç.
“Paramendojeni, organizata e Shkëlzen Gashit që e ka organizu ekspozitën e turpshme ku flitet me tone të Serbisë për masakrat në Kosovë, paska deklaru se të dhënat i ka marrë nga libri i serbes Natasha Kandiç. Natasha Kandiç është një serbe që Serbia e financon dhe e lejon me u ekspozu kinse kundërshtare e regjimit, me qëllim të simulimit të idesë se paska opozitë reale në Serbi.
Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, përveç kësaj ekspozite, merret edhe me përkthimin e disa librave me titull “Serbia Tjetër” kum dëshiron t’iu tregojë shqiptarëve se Serbia nuk është e keqe po veç Millosheviçi ka qenë”, tha Mehmetaj.
