Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Quni i del në krah Zemajt: Është i pathyeshëm para kërcënimeve, jam shumë me fat që e kam bashkëpunëtor

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 10:27
Quni i del në krah Zemajt: Është i pathyeshëm para kërcënimeve, jam shumë me fat që e kam bashkëpunëtor

Anton Quni i ka dalë në krah deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pasi që ky i fundit, ditën e djeshme u përfshi në një përplasje fizike me një qytetar. Quni ka deklaruar se Zemaj është ‘’fisnik në sjellje’’, dhe se kontributi i tij ‘’sjell një frymë pozitive dhe qetësie në ekip’’.

Quni ka thënë se Zemaj ‘’qëndron si një mur’’ në një botë ku shumë lëkunden nga frika, dhe se ai, është ‘’i pathyeshëm para kërcënimeve’’.

‘‘Nuk ka shantazh, as frikësim që e bën Armendin të kthejë kokën pas. Për të, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të shtrenjta se siguria personale’’, ka shkruar Quni mes tjerash.

Postimi:

Jam shumë me fat që kam bashkëpunëtor si Armend Zemaj!

Në punën tonë të përditshme, Armendi shquhet për qasjen e tij paqësore dhe gjithmonë bashkëpunuese. Është vërtet fisnik në sjellje, një person i urtë që di të dëgjojë dhe të ofrojë zgjidhje me maturi. Kontributi i tij, përveç profesionalizmit, sjell një frymë pozitive dhe qetësie në ekip.

Me urtësi dhe paqe ai menaxhon situatat më sfiduese. Karakteri i tij fisnik dhe fryma bashkëpunuese e bëjnë atë një anëtar të çmuar të ekipit.

Përkushtimi dhe sjellja e tij pozitive ndikojnë drejtpërdrejt në suksesin e përbashkët.

Në një botë ku shumë lëkunden nga frika, Armendi qëndron si një mur, i pathyeshëm para kërcënimeve. Ai na kujton se guximi i vërtetë nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të vepruar me dinjitet pavarësisht saj.

Nuk ka shantazh, as frikësim që e bën Armendin të kthejë kokën pas.

Për të, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të shtrenjta se siguria personale.

Armend, Ti na tregon se të kesh kurajo do të thotë të jetosh sipas bindjeve tua, pa lejuar kërcënimet të shkruajnë fatin tënd.

Anton Quniarmend zemaj

Më shumë nga Lajme

  • 13:08Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit
  • 13:02Musliu lag me ujë Nagavcin
  • 12:51Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
  • 12:47Tensione në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës së VV-së
  • 12:44“Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës