Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, është prioritet kombëtar i vendit, dhe gjë që është domosdoshmëri.
Qorrolli, ka shtuar edhe se, anëtarësimi do t’i jepte Kosovës ‘’kredibilitet’’ edhe më të madh ndërkombëtar.
‘’Anëtarësimi në Këshill të Evropës është prioritet kombëtar i Kosovës, jo vetëm për zbatimin e vendimeve të tij të cilat edhe janë të aplikueshme në Kosovë me Kushtetutë, por edhe me anëtarësimin në Gjykatën Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Kështu që kjo është një domosdoshmëri dhe më pas duhet me prit një momentum të parë, i cili do të na lejojë që të bëjmë aplikimin zyrtar. Është urgjencë dhe kjo do t’i jepte Kosovës një kredibilitet më të madh ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe lirive të njeriut. Dhe më pastaj është fuqi politike të cilat Bashkimi Evropian, por edhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës, do të duhej të reflektonin dhe t’i japin mundësi Kosovës, sepse kemi mbetur vendi i fundit në kontitent pa u anëtarësuar në Këshill të Evropës’’, ka deklaruar ai.




