Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

QKUK: Gruaja 25-vjeçare shtatzënë vdiq pas plagëve me armë zjarri, burri në gjendje të rëndë

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 09:29
QKUK: Gruaja 25-vjeçare shtatzënë vdiq pas plagëve me armë zjarri, burri në gjendje të rëndë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë.

Sipas njoftimit, dy persona, një grua 25-vjeçare dhe një burrë 26-vjeçar, janë pranuar rreth orës 00:15 të së hënës në QKUK, pasi dyshohet se kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Bazuar në të dhënat e QKUK-së, 25-vjeçarja ka mbërritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Ajo kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, 26-vjeçari është pranuar me plagë të njëjta dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gruaja e cila ka vdekur ishte shtatzënë 34-javëshe.

“Dy të plagosur me armë zjarri nga Malisheva, një femër dhe një mashkull, femra shtatzënë 34 javëshe, edhe për kundër të gjitha masave reanimatore të ndermira nga ekipi kujdestar nuk ka mundur të ju përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në QE. Kurse burri është i intubuar, i kyçur në respiratorë, janë kry ekzaminimet e nevojshme, gjendja shumë e rëndë dhe jo stabile’, ka thënë ai.

rëndëqkukshtatzënë

Të ngjashme

E rëndë në Dukagjin: Dy të vrarët janë babë e bir - një tjetër i plagosur

E rëndë në Dukagjin: Dy të vrarët janë babë e bir - një tjetër i plagosur

18:24
Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para

Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para

19:41

Më shumë nga Lajme

  • 11:23Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës
  • 11:18Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje
  • 11:04Gjendet i vdekur një 55-vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë
  • 10:45Zelensky kërkon 30 miliardë euro nga BE
  • 10:44E dhimbshme: Kjo është 25-vjeçarja që u vra në Malishevë