Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që përfshijnë emërime institucionale, ndarje të mjeteve buxhetore dhe pagesa ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare.
Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria ka emëruar anëtarët e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar. Përbërja e re e këtij këshilli është: Rrezarta Korbaj, kryesuese, si dhe Kimete Zekaj, Vlora Prenaj, Samir Lleshi, Fadil Sallteku, Kosovare Demi-Rama dhe Altin Sahiti, anëtarë.
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 122 mijë eurosh.
