Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria e Shqipërisë rrit pagat për mësuesit, policët dhe ushtarakët

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 17:31
Qeveria e Shqipërisë rrit pagat për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Në mbledhjen e mbajtur sot Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar disa vendime për rritjen e pagave me 2.5% për mësuesit e sistemit parauniversitar, për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe për ushtarakët.

Rritja e pagave i shtrin efektet nga 1 janari 2026, ndërsa shtesa e llogaritur mbi pagën bruto do të aplikohet pas botimit të vendimeve në faqen zyrtare.

Në sistemin arsimor parauniversitar, përfitojnë rreth 36,390 punonjës mësimorë dhe jomësimorë nga miratimi i vendimit.

Për 30 mijë punonjës mësimorë dhe punonjës psikologë/punonjës social dhe oficerë të sigurisë në institucionet arsimore të sistemit të arsimit parauniversitar, në varësi të Ministrisë së Arsimit, efektet llogariten rreth 114.5 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurime shoqërore e shëndetësore;

Për 1 500 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit professional, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, efektet llogariten rreth 6 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore;

Për 4 890 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit parashkollor, të qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, efektet llogariten rreth 16.7 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Më shumë nga Lajme

  • 11:52Dëmtime dhe vjedhje në dy trafostacione në Volljakë të Klinës
  • 11:50Rizvanolli: Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut
  • 11:49Shqetësuese shifrat e Prokurorisë, 64 aktakuza ndaj 82 personave brenda 24 orëve
  • 11:49Greqi: Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos
  • 11:47“Kushtetuta është mbi çdo parti e lider”, Çitaku kërkon konstituimin e Kuvendit