Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 22:16
Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë

Në ditën e parë të vitit shkollor, filloi shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, kështu ka bërë të ditur Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Ai ka njoftuar se aktivitetet nisën me vizitën në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, ku kanë përshëndetur fëmijët dhe edukatorët, dhe kanë vazhduar në shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc.

“Nxënësit dhe mësuesit pritën me entuziazëm shpërndarjen e teksteve mësimore, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen e brezave të rinj”ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Rexhepi tutje ka thënë se kjo mbështetje është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe lidhjes së fortë kombëtare mes Kosovës dhe Luginës.

“Urime nxënësve dhe mësuesve për një vit shkollor të suksesshëm, plot dije dhe arritje!”, ka shkruar ai.

Librat

Më shumë nga Lajme

  • 11:08Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
  • 11:03Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
  • 10:47Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
  • 10:03“31 shtete, një mision”, KFOR-i bashkon paqeruajtësit në marshimin tradicional të ushtrisë daneze
  • 10:01Harry Bajraktari për ambasadorin amerikan Wendt: Populli shqiptar me fat që e ka një ambasador si ai