Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria apo Presidenti në fillim? Ambasada Gjermane: Shpresojmë që të krijohen institucione me mandat të plotë

GD
Gazeta Demos17 qershor 2026 në 17:14
Qeveria apo Presidenti në fillim? Ambasada Gjermane: Shpresojmë që të krijohen institucione me mandat të plotë

Një gjë është e sigurt, në rast të zgjedhjes së Qeverisë së re dhe dështimit për zgjedhjen e shefit të shtetit, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Lidhur me çështjen e formimit të institucioneve të reja në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Ambasadës në Prishtinë, Catalina Heine, ka thënë se Gjermania shpreson që institucionet e reja të formohen brenda një kohe të duhur dhe për një mandat të plotë. Një qeveri me mandat të plotë do të nënkuptonte evitim të zgjedhjeve të reja për shkak të mos zgjedhjes së presidentit.

“Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën në Axhendën tonë të përbashkët Evropiane me Kosovën”, ka thënë Heine për Gazetën Express.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të martën ka thënë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, duhet të vazhdohet me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Derisa, ish-shefja e GP të VV-së, Arbërie Nagavci, në një postim të bërë të martën ka renditur zgjedhjen e Qeverisë përpara zgjedhjes së presidentit.

“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, prioriteti i vendit duhet të jetë krijimi sa më i shpejtë i institucioneve. Kosova ka nevojë për funksionalizimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, zgjedhjen e Presidentit/es dhe ecjen përpara me punët e shumta që presin zgjidhje”, ka shkruar Nagavci.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, të mjaftueshme për krijimin e Qeverisë së re me pakicat jo-serbe. Megjithatë mbetet të shihet se si do të procedohet me formimin e institucioneve dhe nëse do të arrihet ndonjë pajtueshmëri mes LVV-së dhe ndonjë prej partive politike për Presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. PDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka marrë 22 mandate ndërsa LDK 18

Qeveria

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë