Veterani i luftës, Xhevdet Qeriqi, ka komentuar shtyrjen e shpalljes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, e cila është caktuar të jepet më 16 shtator.
Duke folur në emisionin “Politiko”, Qeriqi tha se pret që më në fund të merret një vendim dhe shprehu besimin se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të lirohen.
“Presim që më në fund të merret një vendim dhe besojmë se në shtator krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rikthehen, fillimisht pranë familjeve të tyre dhe më pas edhe te ne, bashkëluftëtarët”, deklaroi ai.
