Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Qelaj: Krejt vëmendja duhet të fokusohet te Apeli për ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 18:37
Qelaj: Krejt vëmendja duhet të fokusohet te Apeli për ish-krerët e UÇK-së

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Qelaj tha se fokusi i institucioneve duhet të jetë te procesi i apelit, duke kërkuar që veprimet shtetërore të jenë të koordinuara dhe të bazuara në një strategji të qartë.

“Unë mendoj që krejt vëmendja jonë duhet me u fokusu tek apeli, sepse ne kemi humbur betejën në gjykatë. Në gjykatë duhet të fitohet drejtësia. Ne nuk po luftojmë dhe nuk është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës me e zhvillu politikë karshi gjykatës, por me e kërku prej gjykatës drejtësi”, tha Qelaj.

Ai theksoi se, përveç ndryshimeve të mundshme ligjore dhe krijimit të një ekipi shtetëror për koordinimin e veprimeve, Kosova duhet t’i ngrejë shqetësimet e saj edhe para Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

“Duhet me kërku përgjegjësi prej tyre, sepse në fund të fundit, në çdo komunikim që unë kam pas me nivelet e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës është thënë që nuk do të ketë ndërhyrje në drejtësi, që ata nuk ndërhyjnë në këto çështje. Po sa duket kanë harruar që ata mbikëqyrin respektimin e standardeve edhe të gjykatave kur flitet për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Qelaj.

duhetqelajkrejt

Të ngjashme

Debati për rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE, Tony Blair jep këshilla, ide dhe kushte

Debati për rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE, Tony Blair jep këshilla, ide dhe kushte

23:44
Eksperti amerikan kërkon heqjen e Speciales: SHBA-ja duhet të ushtrojë presion

Eksperti amerikan kërkon heqjen e Speciales: SHBA-ja duhet të ushtrojë presion

18:29
Eksperti amerikan me fjalë të mëdha për Thaçin: Lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

Eksperti amerikan me fjalë të mëdha për Thaçin: Lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

17:58
Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për ligjin për Specialen: S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK

Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për ligjin për Specialen: S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK

21:48

Më shumë nga Lajme

  • 12:02U përjashtua nga PS-ja, reagon Spiropali: Për mua nuk ekziston mëshira, vetëm drejtësia
  • 11:4252 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
  • 11:20Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1
  • 10:54Presidentja Shiroka Pula: Alfabeti shqip, dëshmi e qëndresës dhe identitetit kombëtar
  • 10:18Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës