Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qelaj: Kam pranuar ankesa të qytetarëve në të cilat zvarritjet e procedurave gjyqësore janë me 20 vite

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 20:50
Qelaj: Kam pranuar ankesa të qytetarëve në të cilat zvarritjet e procedurave gjyqësore janë me 20 vite

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se ka pasur rast kur ka pranuar ankesa nga qytetarët, me të cilat tregojnë se procedurat gjyqësore janë zvarritur 20 vite.

“Unë vetë kam pranuar ankesa të qytetarëve që zvarritja e procedurave gjyqësore janë edhe me 20 vite, vitit 2004, vitit 2001, ka edhe më të hershme, por megjithatë ka pas një ndryshim në situatë. Sa i përket procedurës penale, procedura veç është reduktu dhe ka pas një efikasitet të shtuar në trajtimin e rasteve, ndoshta edhe për shkak të natyrës së procedurës sepse janë më pak të komplikuara sepse gjykata gjykon në fazën kur përfundojnë hetimet dhe vetëm i procedon me prova dhe dihen se cilat janë pastaj veprimet e procedurës. Ndërsa, në procedurë civile janë më të komplikuara dhe në procedura tjetra që lidhen me procedurën civile ka më shumë zvarritje në të dy shkallët”, tha Qelaj.

Duke qenë tani në fund të mandatit, Avokati i Popullit tha se ka pasur lëvizje pozitive në këtë drejtim, krahasuar me fillimin e mandatit të tij.

Sipas tij, zgjidhja e problemeve që kanë qenë në sistem, nuk ka shkuar paralelisht, për të pasur njëtrajtshmëri të kohëzgjatjes nëpër fazat në të cilat kalon një procedurë gjyqësore.

Avokati i Popullit theksoi se mbingarkesa me raste si pasojë e lëshimeve administrative dhe mungesës së vullnetit për t’i zgjidhur rastet me rrugë administrative të ligjshme, e ka vendosur gjykatën në pozitë të vështirë./Betimi për Drejtësi

Më shumë nga Lajme

  • 11:21Haziri paralajmëron deputetët: S'largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë
  • 11:15“E përfundoi misionin e tij” – Ramush Haradinaj largohet nga Kuvendi sapo votohen ndryshim-plotësimet për ligjin për Specialen
  • 11:15Cilat parti e votuan Ligjin për Specialen?
  • 11:04Kuvendi miraton Projektligjin për Specialen në lexim të parë
  • 11:04Kurti: Do të takohemi sërish sot me Hamzën