Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qalaj: S’është problem që presidenti të jetë partiak nëse subjektet politike pajtohen, jam kundër koalicionit me VV

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 20:17
Qalaj: S’është problem që presidenti të jetë partiak nëse subjektet politike pajtohen, jam kundër koalicionit me VV

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e nevojshëm për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Qalaj tha se zvarritja e procesit nuk është në interes të qytetarëve dhe akuzoi Kurtin se po e vonon me qëllim krijimin e institucioneve.

“I bëj thirrje Kurtit dhe partisë që ka fituar ulëse më së shumti në parlamentin e Kosovës që sa më shpejt që është e mundur të ndërmarrin iniciativa për formimin e institucioneve të Kosovës, kjo zvarritje e institucioneve fare nuk i konvenon popullit të Kosovës, u bënë dy vite që nuk kemi institucione funksionale, Kurti me qëllim është duke e zvarritur këtë proces në mënyrë që të manipuloj dhe të keqpërdor buxhetin e Kosovës për qëllime elektorale për shkak se kur nuk ka Kuvend të konstituuar nuk mund të thirren ministrat në debat, në komisione parlamentare, kryeministri nuk mund të raportoj para Kuvendit”, ka deklaruar Qalaj.

Ai u shpreh se, sipas tij, mungesa e Kuvendit funksional pamundëson mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë, duke shtuar se kjo krijon hapësirë për vendimmarrje pa kontroll institucional.

Qalaj theksoi se buxheti i shtetit duhet të menaxhohet në mënyrë transparente dhe me miratim nga Kuvendi, duke shtuar se vendimet e marra pa mbikëqyrje parlamentare mund të kontestohen në aspektin ligjor.

“Të gjitha kategoritë e këtij vendi që marrin pagë dhe pension nga buxheti i Kosovës kanë nevojë për shumë më shumë para, mirëpo që ato para të jepen nga një buxhet i cili votohet në Parlamentin e Kosovës, nuk mund të veprosh si të duash ti me buxhetin e shtetit, kuleta duhet të menaxhohet në mënyrë të kujdesshme dhe transparente e jo për qëllime elektorale dhe të bëhen lloj lloj vendimesh të cilat unë besoj se në një të ardhme të afërt do të kontestohen shumë nga aspekti ilegal”, theksoi ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, ai përsëriti se është kundër një bashkëqeverisjeje me Kurtin, duke thënë se PDK-ja synon të mbetet në opozitë.

Duke folur për postin e presidentit, Qalaj tha se nuk e sheh problem që presidenti të vijë nga një parti politike, për sa kohë që bëhet fjalë për një figurë të pranueshme dhe që zgjedhja e tij është rezultat i një marrëveshjeje politike mes partive.

Ai shtoi se, sipas tij, nuk është e pranueshme që tri postet kryesore të shtetit t’i takojnë të njëjtit subjekt politik.

“Kemi thënë që do të qëndorjmë në opozitë sepse nuk kemi parë mundësi të bashkëpunimit në çështjen e bashkëqeverisjes me LVV-në, nuk jemi duke vrapuar pas LVV-së në asnjë moment, nuk jemi duke i nënshtruar VV-së, jemi për atë që Kosova të ketë institucione, ashtu siç i ka hije një vendi demokratik. Unë jam kundër për të bashkë qeverisur me Kurtin, pasi në vazhdimësi e shkel Kushtetutën e vendit…. Për mua nuk është problem edhe nëse presidenti të jetë partiak, por të jetë një figurë që me të vërtetë e meriton mirëpo kjo bëhet kur partitë politike ulen dhe e bëjnë një marrëveshje politike edhe sa i përket Kuvendit dhe komisioneve parlamentare. Është e papranushme, jo normale dhe jo logjikë që tri postet kryesore të vendit t’i takojnë një subjekti politik”, tha ai në përfundim.

Më shumë nga Lajme

  • 14:47Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta
  • 14:47Parlamenti Studentor: Më 21 shtator marsh paqësor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 14:36“Liri për Çlirimtarët”, nxënësit e Skenderajt protestojnë të hënën
  • 14:18Kurti vizitoi shkollën në Bronx, aplikohet programi akademik dygjuhësh anglisht-shqip
  • 14:17Sherifi: Protestat shprehin revoltën, institucionet, pozitë dhe opozitë, duhet ta bëjnë betejën!