Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP refuzon ankesën e PDK-së për votat në Mitrovicën e Jugut, s’ka rivotim

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 18:25
PZAP refuzon ankesën e PDK-së për votat në Mitrovicën e Jugut, s’ka rivotim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kërkonte përsëritje të procesit zgjedhor dhe rivotim në Komunën e Mitrovicës së Jugut, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025.

Në vendimin e publikuar të premten, PZAP ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të pretendimeve të PDK-së dhe përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka gjetur bazë ligjore që procesi të shpallet i pavlefshëm.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me të cilën është kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), brenda afatit ligjor, të urdhërohet të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut duke organizuar rivotim, në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në vendim thuhet gjithashtu se Paneli ka hedhur poshtë pretendimin për të ashtuquajturin “tren bullgar”, duke theksuar se nuk është gjetur asnjë provë që vërteton manipulime të tilla.

DOKUMENT

Pretendimet e PDK-së

PDK kishte dorëzuar një ankesë më 11 nëntor, ku ngrinte dyshime për: përzierje të fletëvotimeve mes vendvotimeve të ndryshme; fletëvotime të pavulosura ose të vulosura dy herë (“tren bullgar”);

mos-përputhje mes kodit të vendvotimit dhe fletëvotimit; rritje të pazakontë të daljes në votime në balotazh; presion ndaj qytetarëve ditën e votimit.

Sipas PDK-së, këto parregullsi “cenonin integritetin e procesit zgjedhor”, duke kërkuar rivotim të plotë në komunë.

PZAP vlerësoi se: shkeljet e raportuara janë rezultat i një defekti teknik të operatorit ekonomik; gabimet janë të izoluara dhe nuk ndikojnë vullnetin e përgjithshëm të zgjedhësve; nuk ekziston bazë ligjore për rivotim në tërë komunën; procesi i numërimit dhe administrimi i fletëvotimeve përputhet me të gjitha regjistrat zyrtarë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Pamje të rënda: Një grua kafshohet nga qentë endacakë në Kodrën e Trimave
  • 13:45Gucati: Nesër do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, priten mbi 100 mijë pjesëmarrës
  • 13:44Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
  • 13:28Selenica nderon ish-drejtuesit e UÇK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi”
  • 13:26Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive