Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP-ja gjobit PDK-në me 5500 euro e LDK-në me 2500 euro

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 18:27
PZAP-ja gjobit PDK-në me 5500 euro e LDK-në me 2500 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për PDK-në u ankua Lëvizja Vetëvendosje, si shkak i gjuhës së përdorur nga kandidati për kryetar të Skënderajt nga PDK, Sami Lushtaku.

Lushtaku në një tubim me qytetarë më 19.09.2025 citohet të ketë përdorur gjuhë denigruese, ku mes tjerash kishte thënë: “Qeveri më të poshtër, një Qeveri më mashtruese, Qeveri më antikombëtare nuk besoj që ka me pasë Kosova”.

Fjalimi i tij ishte publikuar edhe në rrjete sociale. Për këtë, PDK kishte deklaruar se gjuha e Lushtakut është kritikë ndaj Qeverisë si institucion e jo individëve që e përbëjnë atë.

Kjo parti ka shtuar se kritika ndaj institucioneve është pjesë e zakonshme e debatit politik.

“Kjo është një shprehje e mendimit të tij në lidhje me veprimet e këtij institucioni dhe nuk ka për qëllim të ofendojë ose të dëmtojë individët që mund të jenë pjesë e kësaj qeverie. Kritika ndaj qeverisë si institucion është e lejuar dhe madje e nevojshme në një sistem demokratik, ku individët dhe figurat publike mund të shprehin mendimet e tyre për politikat dhe vendimet që merren në nivel qeveritar”, kishte deklaruar PDK mes tjerash.

Megjithatë, PZAP e konsideroi ankesën si të bazuar, duke ardhur në përfundim se gjuha e përdorur është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. “Sipas Panelit nga përmbajtja e videos shihet se në veprimet e kandidatit Sami Lushtaku nga subjekti politik PDK, kandidat për kryetar komune të Skenderaj, ka përdorë gjuhë fyese, nxitëse dhe urrejtëse kundrejt të tjerëve dhe se kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore, konteksti dhe masa që i është drejtuar ka për qëllim të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe të përçarjes” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së.

Për këtë, PDK-ja u gjobit me 5 mijë e 500 euro. Ndërsa, më 21.09.2025 PDK ishte ankuar në PZAP për LDK-në. Në ankesë, PDK ka deklaruar se kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Përparim Rama ka publikuar një video të titulluar “Ekskluzive! Sonte në orën 20:00 në T7”, në video në të cilën ai shfaqet në zyrën e tij në Komunën e Prishtinës duke shpërndarë informacione rreth programit të tij zgjedhor.

PDK ka pretenduar se Rama ka shkelur ligjin duke përdorur institucionin për qëllime të fushatës, me ç’rast edhe ka bashkëngjitur videon në fjalë. LDK nuk ka komentuar pretendimet e PDK-së. PZAP ka vendosur që përveç gjobës prej 2 mijë e 500 euro të detyrojë edhe Ramën që ta largojë videon në fjalë nga rrjetet sociale.

Ky institucion ka gjetur se përmes shfrytëzimit të institucionit publik, Rama ka bërë shkelje të rregullave zgjedhore.

“z. Përparim Rama ka shfrytëzuar hapësirat e brendshme të komunës së Prishtinës gjatë fushatës zgjedhore me qëllim të përfitimit të votave. Rrjedhimisht sipas vlerësimit të panelit veprimet e kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, bien ndesh me dispozitën e nenit 36 paragrafi 1 të Ligji Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, dhe Rregullës zgjedhore nr.07/2024” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së.

Pra, PDK u gjobit me 5 mijë e 500 euro, kurse LDK me 2 mijë e 500. Të dyja për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes së Subjekteve Politike.

LDKPDKpzap

Më shumë nga Lajme

  • 11:52Kurti me lëvdata për projektin e autostradës Shkup – Bllacë në anën maqedone: 5 tunele, 8 ura, 4 galeri…
  • 11:52‘‘Mot me diell, ditë e madhe’’, shkoi në RMV për nisjen e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, Kurti pritet nga Mickoski
  • 11:40Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje
  • 11:39Haxhiu pret në takim lamtumirës Guerot, e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin
  • 11:38Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit