Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP e dënon me 2 mijë euro VV-në në Shtime pasi e shfrytëzoi me qëllime zgjedhore faqen zyrtare të Komunës

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 23:04
PZAP e dënon me 2 mijë euro VV-në në Shtime pasi e shfrytëzoi me qëllime zgjedhore faqen zyrtare të Komunës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, duke konstatuar shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të datës 3 tetor 2025, PZAP ka vlerësuar se Aliu ka përdorur faqen zyrtare të Komunës së Shtimes në Facebook për qëllime elektorale, duke shpërndarë një postim me sloganin e tij “Vazhdon transformimi – Qemajl Aliu”. Ky veprim është cilësuar si shfrytëzim i burimeve publike për përfitime politike dhe shkelje e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në bazë të këtij konstatimi, LVV është dënuar me gjobë prej 2,000 eurosh, të cilën duhet ta paguajë brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Po ashtu, është urdhëruar heqja e menjëhershme e postimit nga faqja zyrtare e komunës, i publikuar më 29 shtator 2025.

Në arsyetim, PZAP ka theksuar se “asnjë person me pozitë publike të zgjedhur apo të caktuar nuk mund të përdorë zyrat, pasuritë apo resurset e institucionit publik për përfitime elektorale” , duke theksuar se rasti përbën shkelje të nenit 36 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Më shumë nga Lajme

  • 15:33Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale
  • 15:32“Ju presim para Parlamentit Evropian”, në Bruksel e Danimarkë protestohet nesër për çlirimtarët
  • 15:29Ministria e Drejtësisë për Ligjin e Speciales: Kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend
  • 15:28Cakolli: Procedura për Ligjin e Speciales vështirë të përfundojë para 6 tetorit
  • 14:54Hamza: Pres që çështja e Ligjit të Speciales të përmbyllet në takimin e radhës me Kurtin