Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar mbajtjen e një samiti muajin e ardhshëm me Donald Trump dhe Xi Jinping, për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë me kushte të favorshme për Moskën.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja Wall Street Journal që citon një ish-zyrtar të inteligjencës ruse, i cili thotë se propozimi i Putinit u bë gjatë telefonatës me Trump më 9 tetor, ku u arrit edhe marrëveshja për naftën ruse.
Mospjesëmarrja në një samit të tillë e presidentit ukrainas mund të shqetësojë udhëheqësit europianë.Përmes një postimi në Truth, Donald Trump kritikoi ashpër Volodymyr Zelenskyn për vazhdimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse.


