Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova.
Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S. B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është mbytur, shkruan topchannel.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

