Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë pagën e qershorit

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 12:24
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë pagën e qershorit

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë kanë hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagave.

Ata bëjnë të ditur se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor.

Greva ka nisur këtë javë, por sipas punëtorëve, ajo nuk ka sjellë efekt të madh, pasi aktualisht nuk ka mësim në shkolla.

Punëtori Sejdi Salihu, për Klankosova.tv tha se rreth 200 punëtorë teknikë janë prekur nga kjo situatë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit dhe ekzekutimin e pagave të tyre.

“Pagën e qershorit ende nuk e kemi marrë”, ka deklaruar për Klankosova.tv ky punëtor teknik.

Punëtorët kërkojnë që çështja e tyre të trajtohet me urgjencë, pasi vonesat në pagesa po u shkaktojnë vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Klankosova.tv ka kërkuar të marrë përgjigje nga Komuna e Prishtinës, si dhe nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, por deri në publikim të artikullit, përgjigje nuk kemi marrë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Pacolli në Nju Jork në zyrat e kompanisë që dikur lobonte për Kosovën, takohet me avokatin e Hashim Thaçit
  • 13:11Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani
  • 12:41Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për takim
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë