Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Punëtoret e KEK-ut paralajmërojnë grevë: Sindikata kërkon rritje pagash deri në fund të shkurtit

GD
Gazeta Demos7 shkurt 2026 në 09:42
Punëtoret e KEK-ut paralajmërojnë grevë: Sindikata kërkon rritje pagash deri në fund të shkurtit

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë nëse deri në fund të shkurtit nuk realizohet rritje e pagave për punëtorët.

Kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar nëse deri në fund të muajit shkurtit nuk do të ketë vendim për rritje të pagave për punëtorët.

Ai ka bërë me dije se ky vendin duhet të merret pas shqyrtimit të pasqyrave financiare të kompanisë.Llumnica ka thënë se përmes avokatit kanë kërkuar ndërmjetësim ligjor përpara se të ndërmarrin hapa drejt grevës.

“ Ne kemi kërkuar domethënë përmes palës ndërmjetësuese në këtë rast, përmes avokatit tonë, që të kemi ndërmjetësimin ligjor, të shterim mundësinë ligjore për të shkuar me hap drejt grevës. Mirëpo, menaxhmenti është përgjigjur dialogut social dhe kemi biseduar me 21 janar të këtij viti. Dhe ata kanë thënë që duhet të presim deri me 16 shkurt në pasqyrat financiare dhe bashkërisht të vendosim për kërkesat tona, në realitet për ngritjen e pagave, nivelizimin e pagave për punëtorë të sigurimit fizik dhe të tjerat që i kemi pasur si kërkesa ”, ka thënë ai për Ekonomia Online, duke dhënë detaje tjera.

“ Dhe ne kemi vendosur të presim deri atëherë, pasi që po dojmë të shterim këtë mundësi. Në rast se jo, atëherë ne do të vazhdojmë me statutin sindikal, përputhje me të, veprimet do t’i bëjmë deri tek greva. Dhe realisht është e domosdoshme ngritja e pagave të punëtorëve të KEK-ut sepse në aspektin e asaj, të ndërmarrjes publike por edhe private, paga e punëtorëve të KEK-ut ka mbetur e vogël krahasimisht me atë se çfarë e bëjnë punën ”, është shprehur ai.

Kek

Më shumë nga Lajme

  • 08:59Labinot Rexha ftohet në polici, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng
  • 08:43Njofton MINT: Bie çmimi i derivateve për sot
  • 08:41“Lagjja jonë është mbuluar nga dhimbja”, reagim pas vdekjes së tre kosovarëve në Gjermani
  • 08:18Sot skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit
  • 08:10Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare