Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Publikohet video e plotë e incidentit të Zemajt me qytetarin, ndërhyn edhe Agim Bahtiri

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 20:47
Publikohet video e plotë e incidentit të Zemajt me qytetarin, ndërhyn edhe Agim Bahtiri

Është publikuar videoja e plotë e incidentit që ndodhi në sheshin e Prishtinës mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari që pretendohet të jetë nga diaspora.

Pamjet tregojnë momentin e përplasjes fizike dhe verbale mes tyre, ndërsa në një çast shihet të ndërhyjë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, për të qetësuar situatën.

“Nuk ja fali o Agim”, dëgjohet në një moment qytetari.

“Mos mu afro se të mys”, dëgjohet Zemaj në anën tjetër.

Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment ka reaguar “në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.

Ai ka kërkuar falje publike.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin“, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
  • 12:31Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 12:21Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales
  • 11:55“Shqiptoi 81 vjet burgim në ditëlindjen e 81-të të tij”