Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Publikohet Indeksi: Pasaporta e Kosovës bie katër vende më poshtë në renditje

GD
Gazeta Demos15 tetor 2025 në 09:08
Publikohet Indeksi: Pasaporta e Kosovës bie katër vende më poshtë në renditje

Indeksi i Pasaportave Henley, një nga disa renditje që matin fuqinë e pasaportave, atë të Kosovës e rendit në vendin e 65-ta në botë.

Kosovarët mund të udhëtojnë me të, pa vizë, në 81 vende.

Në renditjen paraprake tremujore, pasaporta kosovare renditej e 61-ta me 82 vende ku mund të udhëtoje me të pa vizë.

Pasaporta e Shqipërisë, që paraprakisht renditej e 49-ta, këtë herë është në vendin e 47, me 122 vende në të cilat mund të shkosh me të.

Nga pasaportat e shteteve tjera të rajonit, ajo e Serbisë renditet e 36–ta, e Bosnjës e 47-ta, e Malit të Zi e 43-ta dhe e Maqedonisë së Veriut e 42-ta.

Indeksi i Pasaportave Henley mat fuqinë e pasaportave, dhe për herë të parë në historinë e tij 20-vjeçare, pasaportën amerikane e ka lënë jashtë listës së 10 më të mirave.

Tre pasaporta aziatike mbajnë tani kryesimin e renditjes: Singapori, me hyrje pa vizë në 193 destinacione në mbarë botën; Koreja e Jugut, me hyrje në 190; dhe Japonia, me 189.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 12-të në renditjen më të fundit tremujore, në të njëjtin nivel me Malajzinë.

Qytetarët e të dy vendeve gëzojnë hyrje pa vizë në 180 nga 227 vendet dhe territoret që ndiqen nga indeksi, i cili u krijua nga firma këshilluese globale për shtetësi dhe qëndrim Henley & Partners, me qendër në Londër, dhe përdor të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Top-lista:

1.Singapori (193 destinacione)

2. Korea e Jugut (190)

3.Japonia (189)

4.Gjermania, Italia, Luksemburgu, Spanja, Zvicra (188)

5.Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda (187)

6.Greqia, Hungaria, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Suedia (186)

7.Australia, Republika Çeke, Malta, Polonia (185)

8.Kroacia, Estonia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar (184)

9.Kanadaja (183)

10.Letonia, Lihtenshtajni (182)

Indeksi i Pasaportave Henley

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Millan Radoiçiq, pjesë e aktakuzës për krime lufte në Gjakovë
  • 16:35“Kryeministri në detyrë dhe deputeti Albin Kurti” – Kuvendi jep detaje nga seanca sotme, ia përmend Kurtit dy detyrat
  • 16:32Shoferi në Shtime kapet me 178 km/h në zonën 60, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj
  • 16:18Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë
  • 16:17Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë