Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pse dështoi sot mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës?

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 19:48
Pse dështoi sot mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës?

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot takimin e parë për vitin 2026, i cili ishte paraparë të kishte karakter konstituiv për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të këtij institucioni.

Takimi u udhëhoq nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, dhe kishte në rend dite shqyrtimin e Rregullores për zgjedhjen e drejtuesve të KPK-së, si dhe shpalljen e thirrjes publike për kandidatura për këto pozita, në përputhje me ndryshimet ligjore në fuqi

Gjatë mbledhjes, anëtari i KPK-së nga shoqëria civile, Visar Krasniqi, propozoi që në rendin e ditës të përfshihej edhe certifikimi i rezultatit të procesit zgjedhor për anëtarin e Këshillit nga prokuroritë themelore. Ky propozim u hodh në votim dhe mori tri vota për dhe dy kundër.

Megjithatë, më pas nuk u miratua rendi i ditës ashtu siç ishte propozuar fillimisht, duke marrë dy vota për dhe tri kundër. Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme sipas ligjit, takimi u ndërpre pa u marrë vendime.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit bëri të ditur se anëtarët e Këshillit dhe publiku do të njoftohen me kohë për datën e mbajtjes së mbledhjes së radhës.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, ka mbajtur sot takimin e parë për vitin 2026, i cili kishte karakter konstituiv dhe funksionalizues për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të KPK-së, me dy pika të rendit të ditës për shqyrtimin dhe miratimin e Rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe vendimit për shpalljen e thirrjes publike për kandidatura për Kryesues dhe Zëvendëskryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, në cilësinë e kryesuesit të mbledhjes, hodhi paraprakisht në votim propozimin e anëtarit të KPK-së nga radhët e shoqërisë civile, z. Visar Krasniqi, që si pikë e parë e rendit të ditës të përfshihej certifikimi i rezultatit të procesit zgjedhor për anëtarin e Këshillit nga radhët e prokurorive themelore. Ky propozim mori tre (3) vota për dhe dy (2) vota kundër.

Në vijim, u hodh në votim edhe propozimi për miratimin e rendit të ditës, ashtu siç ishte paraparë në agjendën e propozuar për këtë takim. Edhe ky propozim nuk u miratua nga anëtarët e KPK-së, duke marrë dy (2) vota për dhe tri (3) vota kundër.

Meqenëse nuk u sigurua shumica sipas ligjit, Qalaj e shpalli të përfunduar takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke theksuar se anëtarët e KPK-së dhe publiku do të njoftohen me kohë për mbajtjen e takimit të radhës.

KPK

Më shumë nga Lajme

  • 11:50Albin Kurti s'ka emër për kryekuvendar, kërkon kohë shtesë
  • 11:44Betohen deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës
  • 11:43Miratohet raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve
  • 11:20Protestuesi i afrohet Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhajt, ndalohet nga veterani i UÇK-së
  • 11:11Djali i heroit Afrim Bunjakut, i pranishëm si mysafir në Kuvend