Pjesëtarë të Lëvizjes Revolta kanë zhvilluar një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para Kuvendit të Kosovës.
Gjatë zhvillimit të saj të njëjtit janë parë duke i bërë thirrje Qeverisë në detyrë, për: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas ligjit për shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Përveç kritikave për Qeverinë, ata patën kritika edhe për opozitën.
