Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 14:57
Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë

Gjatë së mërkurës, ka vazhduar protesta në Tiranë, derisa kanë vazhduar hetimet për personat e dyshuar se janë përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Sipas autoriteteve shqiptare, 11 persona janë arrestuar, derisa shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë protestës.

Ndërkohë, në lidhje me sulmin ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3, është identifikuar dhe ndaluar një 33-vjeçar me inicialet E. K., i dyshuar se gjatë tubimit të zhvilluar tri ditë më parë ka dëmtuar me sende të forta ambientet e komisariatit.

Sipas Policisë, gjatë incidenteve, godina e komisariatit dhe punonjësit e Policisë u sulmuan me lëndë piroteknike, gurë dhe bomba molotov. Si pasojë, në godinë u shkaktua zjarr dhe dëmtime materiale, ndërsa u dëmtuan edhe 10 punonjës policie.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Personat e përfshirë po hetohen për disa vepra penale, mes tyre shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr, goditjet për shkak të detyrës, kundërshtimi i punonjësve të Policisë, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe shkelja e rregullave për lëndët plasëse e djegëse.

tiranëpersonashtatë

Të ngjashme

Tiranë: Gjendet i vrarë një person te Komuna e Parisit

Tiranë: Gjendet i vrarë një person te Komuna e Parisit

21:32
Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

18:55
Kaosi në Tiranë, ​RENEA vendosen sërish te Kryeministria

Kaosi në Tiranë, ​RENEA vendosen sërish te Kryeministria

20:11
Zëvendësministrja e Brendshme në Shqipëri: Situata në Tiranë është nën kontroll, të rinjtë të largohen nga dhuna

Zëvendësministrja e Brendshme në Shqipëri: Situata në Tiranë është nën kontroll, të rinjtë të largohen nga dhuna

18:38

Më shumë nga Lajme

  • 15:53Krasniqi për Hamzën: Me ty si kryetar PDK përballoi sfida të mëdha
  • 15:44Tahiri me mesazh mirënjohjeje për Hamzën: Respekti im për ty do të mbetet gjithmonë
  • 15:25Apeli rrëzon vendimin e Themelores, zëvëndëskryeminsitrit të Kurtit i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim detyre
  • 15:24Kraki i VV’së reagon ndaj vendimeve të sotme të Edi Ramës: Po mendon se është kryeministër në Rusi
  • 15:23Kurti udhëton drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit